Zgjedhja e presidentit, Kurti pritet të takohet sërish me Hamzën e Abdixhikun

Në prag të seancës për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Albin Kurti pritet të zhvillojë edhe sot takime të reja me liderët opozitarë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike.

Mediat në Kosovë shkruajnë se para se të zhvillohet seanca e Kuvendit për këtë çështje, Kurti pritet të takojë sërish kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar mundësitë e arritjes së një konsensusi politik.

Në media është raportuar se seanca për zgjedhjen e presidentit mund të mblidhet sot gjatë ditës ose në mbrëmje. Këto takime vijnë në një kohë kur partitë politike vazhdojnë konsultimet për të gjetur një emër që mund të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, para skadimit të afatit kushtetues.