"Nuk është siç e keni parë", shqiptarja në Dubai rrëfen situatën: Mos përhapni panik
Iva Lushnja, një shqiptare që jeton në Dubai, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, u shpreh se situata nuk duhet të perceptohet me panik dhe theksoi rëndësinë e ndjekjes së informacionit nga burimet zyrtare.
"Kam kontakte me disa nga njerëzit e mi të njohur që rastisën pra këtu dhe kanë, janë detyruar të shtyjnë biletat.
Kam gjithashtu shoqërinë time në përditshmëri. Të themi fjalën panik, siç e thashë, nuk mund ta marrim me lehtësi si situatë, por nuk mund të krijojmë këtë perceptimin e kaosit sepse po e shoh që po krijohet shumë.
Ka një hiperbolizim të situatës. Unë jetoj këtu, unë e shoh me atë syun real, kritik, më shumë se ju që e transmetoni nga mediat sociale.
Siç e thashë, nuk mund të themi që është një situatë e zakonshme. Po përhapja e frymës së panikut dhe frymës negative, mendoj që ndikon shumë keq në psikologji, në stabilitetin psikologjik të njerëzve dhe është gjëja e fundit që ne duam në këto lloj ë sfidash që janë që na është paraqitur domethënë aktualisht.
Domethënë je shprehur fiks këtu sepse më shumë kanë qenë të shqetësuar të afërmit e mi, familjarët dhe shoqëria sesa ne vetë që ndodhemi këtu për shkak të këtij krijimit të perceptimit të kaosit që mendojnë ato që që që po ndodh këtu.
Atëherë, ka qenë telefonata të panumërta nga njerëz që kisha dhe vite që nuk kontaktoja, të merakosur, të shqetësuar.
Jam përpjekur t'i qetësoj, t'i them që nëse ka udhëzime të tilla për eskalim të situatës, normalisht që edhe ne do të udhëzohemi nga nga autoritetet, do koordinohemi me ambasadën shqiptare që na është gjendur goxha afër me udhëzimet e tyre dhe do na do na njoftojnë nëse do ketë plan evakuimi, por nuk mendoj, duke qenë që kam më shumë se gjashtë vite këtu, nuk mendoj që shteti i Emirateve të Bashkuara nuk do të dijë ta menaxhojë situatën.
Duke qenë që ka zgjedhur gjithmonë ë kanale diplomatike, negociatat, mendoj që dhe kësaj radhe do arrijë me sukses ta zgjidhi këtë sfidë, po në të njëjtën mënyrë.
Unë mendoj që jam shumë realiste, ndonjëherë më tepër se ç'duhet, por mesazhi që unë kam për për njerëzit, për të gjithë shqiptarët, për të gjithë shqiptarët është që të përpiqen mos të përhapin panik.
E dimë që është një situatë e vështirë. Me çfarë kemi mundësi të tregojmë kujdes, por të dimë se ku të marrim informacione dhe lajme nga burimet zyrtare të Emirateve të Bashkuara.
Kjo do na ndihmonte shumë. E vetmja gjë që na ngelet është të tregojmë kujdes siç e thashë dhe të të marrim përditësime dhe të reja nga autoritetet përkatëse, të mbetemi në kontakt me ambasadën shqiptare dhe autoritetet relevante këtu në Emiratet e Bashkuara", u shpreh Lushnja.