Internet i bllokuar në Iran, njoftohen sulme kibernetike

Irani po përjeton një ndërprerje thuajse totale të internetit, ndërsa konflikti me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin vijon, sipas Reuters.

Sipas të dhënave të organizatës së monitorimit “NetBlocks”, lidhja kombëtare e internetit ka rënë në rreth 1% të nivelit normal, duke prekur mbi 90 milionë qytetarë. “NetBlocks” e ka cilësuar ndërprerjen si të imponuar nga autoritetet iraniane, por qeveria nuk ka bërë ende koment.

Organizata thekson se ndërprerjet e tilla janë përdorur më parë nga regjimi gjatë protestave dhe krizave. Në janar, një blackout i ngjashëm zgjati disa javë dhe u përdor për të mbuluar trazirat dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Raportime të tjera tregojnë se aktorë nga SHBA dhe Izraeli kanë kryer sulme kibernetike kundër infrastrukturës iraniane, paralelisht me goditjet ajrore.

Sipas njoftimi,  u ndërhy në faqet e lajmeve të lidhura me qeverinë iraniane dhe në një aplikacion popullor fetar me mbi 5 milionë shkarkime, duke shfaqur mesazhe që u bënin thirrje forcave të armatosura të dorëzonin armët.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar mbi pretendimet për përfshirje në sulme kibernetike.

Analistë të sigurisë kibernetike paralajmërojnë se aktorë të lidhur me Iranin mund të përgjigjen me sulme kibernetike ndaj objektivave në rajon, përfshirë energjinë, financat dhe infrastrukturën kritike.