LIBANI MBAN FRYMËN! Dhjetëra viktima pas sulmeve izraelite kundër Hezbollah! Evakuime masive nga Bejruti (VIDEO)
Sulmet ajrore izraelite në Lebanon kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave, njoftuan sot autoritetet lokale.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se të paktën 31 persona janë vrarë dhe 149 të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave paraprake nga periferitë jugore të Bejrutit dhe nga rajonet jugore të vendit. Autoritetet paralajmëruan se bilanci i viktimave mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet.
Presidenti libanez, Joseph Aoun, dënoi sulmet që shënjestruan periferitë jugore të kryeqytetit, duke e cilësuar të papranueshme përdorimin e Libanit si platformë për “luftëra me përfaqësues”. Ai theksoi se përgjegjësia për rreziqet në rritje bie mbi ata që kanë shpërfillur thirrjet për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.
Ushtria izraelite deklaroi se ndërmori një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, duke goditur pozicione të milicisë Hezbollah, e mbështetur nga Irani. Sipas saj, objektivat përfshinin depo armësh dhe infrastrukturë tjetër të grupit.

Nga ana tjetër, Hezbollah njoftoi se kishte lëshuar raketa drejt Izraelit, duke pretenduar se shënjestroi një objektiv ushtarak në jug të Haifës, në përgjigje të vrasjes së udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, në një sulm izraelito-amerikan në Teheran.
Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi bombardime në Bejrut dhe zona të tjera të vendit, duke pretenduar se kishte goditur drejtues të lartë të Hezbollahut. Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve në jug të Libanit të evakuohen menjëherë, duke deklaruar se nuk do të lejojë që Hezbollah të përbëjë kërcënim për sigurinë e Izraelit dhe civilëve të tij.
Kryeministri libanez, Nawaf Salam, e cilësoi lëshimin e raketave nga jugu i vendit si një akt të papërgjegjshëm që rrezikon sigurinë kombëtare dhe i jep Izraelit justifikime për të vazhduar sulmet. Ai njoftoi se do të mbahet një mbledhje urgjente e qeverisë për të koordinuar reagimin kombëtar, ndërsa tensionet rrezikojnë të minojnë armëpushimin e arritur në nëntor 2024 mes Izraelit dhe Hezbollahut.
BREAKING: MULTI STORY BUILDING SEVERELY STRUCK IN SOUTHERN BEIRUT LEBANON pic.twitter.com/rrQZXgwJJy
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) March 2, 2026

