"Gjendja aktuale e Vllaznisë, për t'u admiruar"/ Lekbello: Ndërsa Tirana ndodhet në një vorbull që s'po del dot
I ftuar në studion e Ora Sport, ish-portieri i Kombëtares, Artur Lekbello i cili analizoi përballjen mes Vllaznisë dhe KF Tirana, duke evidentuar diferencat mes dy skuadrave në këtë fazë të kampionatit.
Sipas tij, Vllaznia ishte favorite e qartë jo vetëm për shkak të faktorit fushë dhe mbështetjes së tifozëve, por edhe për formën që ka treguar gjatë sezonit.
“Jo vetëm sepse ishte një ndeshje në fushën tënde me praninë e sportdashësve, por edhe për gjendjen aktuale të Vllaznisë, që është për t’u admiruar. Normalisht në letër ishte një fitore e pastër e saj.”- tha ai.
Nga ana tjetër, Lekbello u ndal te momenti i vështirë që po kalon Tirana, duke e cilësuar situatën si një periudhë paqëndrueshmërie që lidhet me shumë faktorë brenda klubit.
“Tirana është në një vorbull nga e cila nuk po del dot, për shumë oshilacione në organizim si klub. U duk një shkëndijë në katër apo pesë ndeshje, ajo grinta që e ka në gen, por çedoi në dy takime shumë të vështira, si me Partizanin dhe me Shkodrën.”- shtoi Lekbello.
Ai shtoi se në momentin kur rezultati ishte 1-1 u krijua përshtypja se bardheblutë mund të surprizonin, por epërsia dhe forma e Vllaznisë bënë diferencën deri në fund.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":
