Plas gr*shti në Kategorinë e Dytë, g*ditet lojtari i Partizanit B. Ndërpritet ndeshja në transfertë

Sfida mes Delvinës dhe Partizanit B në stadiumin “Delvina” ka prodhuar tension, pikërisht në minutën e 20-të.

Ishte ky momenti kur Bastri Malaj i Devollit goditi me grusht Envi Bockën që luan me Partizanin B.

“Panorama Sport” ka siguruar edhe foton ku Bocka shfaqet në tokë, pas goditjes me grusht. Përplasja dhe tensioni i krijuar sollën ndërprerjen e ndeshjes për rreth 10 minuta nga gjyqtari Klajdi Qendraj.

Gjyqtari kryesor ndërkohë tregoi kartonin e kuq vetëm për Lauren Ismailajn, ndërsa u kursye për Malajn që mori karton të verdhë.

Ismailaj ishte në stol me Partizanin B dhe protestoi pas episodit në fjalë. /Panorama Sport