Kendall Jenner rikthehet te “Three Stripes” dhe trazon lojën e Kardashianëve?

Supermodelja Kendall Jenner ka firmosur një marrëveshje të re me adidas, duke u rikthyer në familjen ikonike të “Three Stripes”. Pak ditë para njoftimit zyrtar, Kendall u fotografua në Los Angeles e veshur me xhaketë adidas dhe atlete Superstar, një sinjal i qartë i rikthimit të saj.

Kendall ishte më parë ambasadore e markës në vitin 2017, duke marrë pjesë në fushata të rëndësishme. Detajet financiare dhe kreative të marrëveshjes së re nuk janë bërë publike, por pritet që ajo të jetë fytyra e fushatave të ardhshme dhe projekteve ekskluzive.

Ky rikthim konsiderohet një lëvizje strategjike që forcon pozicionin e adidas në kulturën pop dhe rihap “garën” mes Nike dhe adidas brenda familjes Kardashian/Jenner.