Kris Jenner shpërthen ndaj Ray J: “Po t*rrorizon Kim"

Kris Jenner, ka paraqitur një deklaratë të re në kuadër të padisë së vazhdueshme kundër ish-partnerit të vajzës së saj, Ray J, duke e akuzuar atë për “terrorizim publik” të Kim Kardashian për më shumë se dy dekada.

Sipas raportimit të TMZ, Jenner, 70 vjeçe, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të fundit të Ray J, të bëra në një transmetim live në X në shtator 2025, ku ai aludoi se agjentë federalë po hetonin nënë e bijë për veprime “më të rënda se ato të Sean ‘Diddy’ Combs”.

Në deklaratën e saj, Jenner i cilëson akuzat si “gënjeshtra të pabaza dhe të papranueshme”, duke theksuar se komentet e Ray J kanë shkaktuar një valë vëmendjeje negative dhe “stres emocional të konsiderueshëm” për themeluesen e Skims.

“Familja ime është gjithçka për mua,” shkruan Jenner. “Është thellësisht e dhimbshme të shoh vajzën time të përjetojë këtë stres dhe të ndjejë se kjo fushatë ngacmimi nuk do të marrë fund kurrë.”

Ajo shton se nuk ka paditur kurrë më parë askënd për shpifje gjatë karrierës së saj shumëvjeçare, por këtë herë deklaratat e Ray J kanë qenë “tepër të rënda dhe të dëmshme” për t’u injoruar.

Në nëntor 2025, Ray ngriti një padi kundër Kardashian dhe Jenner, duke pretenduar se ato ishin përgjegjëse për publikimin e kasetës intime të famshme – një çështje që daton që nga ndarja e tij me Kardashian në vitin 2006 dhe publikimi i videos në 2007.

Nga ana tjetër, Kim dhe Kris e paditën Ray J në tetor 2025 për deklaratat e tij mbi “racketeering”, duke e quajtur padinë e tij një “shpërqendrim të çrregullt dhe pa bazë”.

Sipas TMZ, Kim Kardashian ka dorëzuar gjithashtu një deklaratë javën e kaluar, ku shpreh “frikë” dhe “shqetësim” se akuzat e Ray J mund të rrezikojnë aspiratat e saj për t’u bërë avokate.