Katër vjet luftë në Ukrainë: Dëmi mjedisor nuk njeh kufij ndërsa emetimet rriten në nivele të reja
Lufta katërvjeçare e Rusisë kundër Ukrainës jo vetëm që ka vrarë dhe plagosur qindra mijëra njerëz, por ka shkaktuar edhe dëme të rënda mjedisore dhe klimatike, sipas një studimi të ri.
“Që nga shkurti i vitit 2022, rreth 311 milionë tonë metrikë ekuivalent dioksidi karboni (CO₂), janë emetuar si rezultat i konfliktit, sipas një studimi të kryer nga IGGAW-ja (Iniciativa për Llogaritjen e Gazrave Serrë të Luftës).
Iniciativa për Llogaritjen e Gazrave Serrë të Luftës (IGGAW) është një agjenci e përbërë nga një grup ekspertësh që vlerëson dëmet klimatike të luftës.
Kjo është afërsisht gjysma e emetimeve vjetore të gazrave serrë të prodhuara nga ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania.
“Më shumë se një e treta, ose 37%, e emetimeve rrjedhin direkt nga aktiviteti ushtarak, duke përfshirë sasitë e mëdha të vajgurit, naftës dhe naftës së djegura nga avionët luftarakë, anijet detare dhe tanket”, sipas studimit të IGGAW-së.
Zjarret e shkaktuara nga lufta përbëjnë gati një të katërtën e emetimeve totale.
Shumë zjarre në pyje dhe shkurre kanë shpërthyer përgjatë ose afër vijave të frontit dhe në rajonet kufitare.
Ukraina po kërkon kompensim nga Rusia për dëmet e shkaktuara nga lufta, që lidhen me klimën, me qëllim financimin e një rindërtimi të qëndrueshëm nga ana mjedisore.
Në “Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike” në Brazil në nëntor, Kievi paraqiti kërkesën e tij për një dëmshpërblim prej 57 miliardë dollarësh.
Kërkesat depozitohen në Regjistrin e Dëmeve të Këshillit të Evropës për Ukrainën.

