Pse Gjenerata Z po rrënon industrinë e alkoolit?
Analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit. Hulumtimet nga “Alcohol Health Alliance UK” zbuluan se disa shishe kishin deri në 59 g sheqer, pra më shumë se një petull me sheqer. Një laborator i pavarur analizoi shishe me verë të kuqe, të bardhë, roze, frutash dhe të gazuar nga markat e njohura në Mbretërinë e Bashkuar.
Industria e alkoolit ka përballuar sfida të mëdha ndër vite, nga periudha e ndalimit të alkoolit, luftërat dhe krizat ekonomike por tani po has një vështirësi tjetër; rënien e interesit për konsum nga brezi i ri. Sipas të dhënave të publikuara, aksionet e kompanive më të mëdha të birrës, verës dhe pijeve të forta në botë kanë humbur në total rreth 830 miliardë dollarë në vlerë tregu gjatë katër viteve të fundit. Kjo përfaqëson një rënie prej 46% krahasuar me kulmin e arritur në qershor 2021.
Analisti financiar Laurence Whyatt deklaroi për Bloomberg se industria po përjeton “katër herë më shumë ndikim sesa gjatë krizës financiare” për sa i përket konsumit të alkoolit. Sipas tij, kjo nuk është një rënie e përkohshme, por një “ndryshim strukturor” në sjelljen e konsumatorëve. Një nga arsyet kryesore është Gjenerata Z. Sondazhet e Gallup tregojnë se konsumimi i alkoolit në SHBA ka rënë në 54% të të rriturve – niveli më i ulët që nga viti 1939, kur nisën matjet.
Paralajmërimet për shëndetin publik kanë ndikuar gjithashtu. World Health Organization ka deklaruar se asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është plotësisht i sigurt për shëndetin. Ndërkohë, kirurgu i përgjithshëm i SHBA-së publikoi në janar 2025 një paralajmërim që lidh alkoolin me të paktën shtatë lloje kanceri. Ndryshimi i preferencave po reflektohet edhe në strategjitë e kompanive. Emra të mëdhenj si Bacardi, Heineken dhe Molson Coors po investojnë gjithnjë e më shumë në pije pa alkool, duke lançuar ose blerë marka të reja për të përmbushur kërkesën në rritje.
