Muzeu italian që kryeson botën si vendi më unik për të pirë kafe
Të ndalosh për një dozë të domosdoshme kafeine ndërsa eksploron një qytet të ri është shumë më tepër se pirja e kafes. Në fund të fundit, nuk ke udhëtuar gjithë atë rrugë për t’u ulur në një zinxhir kafenesh me ëmbëlsira të shëmtuara dhe ambiente pa imagjinatë, apo jo?
Në vend të kësaj, do të kërkosh një vend që duket si një atraksion më vete.
Faqja e udhëtimeve Atlas Obscura ka kërkuar në të gjithë botën dhe ka përpiluar një përzgjedhje të kuruar të kafeneve që “marrin karakterin e pronarëve, klientëve e vendndodhjes së tyre”.
Një muze, MUMAC, në Binasco të Italisë kryeson listën. Muzeu ka një nga koleksionet më gjithëpërfshirëse në botë të makinave të kafesë, që variojnë nga prototipe unike te modelet industriale dhe janë të organizuara në gjashtë ekspozita të ndryshme. Vizitojeni, pastaj uluni në MUMAC Café, jeni në duar të sigurta me baristat atje.
Në vendin e dytë nuk është vetëm një kafene, por edhe një hapësirë me rëndësi të madhe historike.
Indian Coffee House në Connaught Place, Nju Delhi, mund të mos duket shumë nga jashtë, por gjatë viteve 1970 ishte një qendër e figurave me ndikim aq e madhe sa u detyrua të mbyllej gjatë “Emergency” të Indira Gandhit (një pezullim dyvjeçar i lirive civile në Indi).
MUMAC Coffee Machine Museum, Binasco, Itali
Indian Coffee House (Connaught Place), Nju Delhi, Indi
Bison Coffeehouse, Portland, Oregon, SHBA
HaliPuu’s Campfire Barista, Sirkka, Finlandë
Reaching Out Teahouse, Hội An, Vietnam
Polcari’s Coffee, Boston, Massachusetts, SHBA
Starbucks Ninenzaka Yasaka Chaya, Kioto, Japoni
The Attendant (Fitzrovia), Londër, Angli
Café La Habana, Mexico City, Meksikë

