SHPËTOHET TRASHËGIMIA E SHKRUAR/ Biblioteka Kombëtare restauron libra të vjetër me vlerë historike

Libra të rrallë dhe të dëmtuar po i nënshtrohen restaurimit në Bibliotekën Kombëtare. Specialistët ndërhyjnë faqe pas faqeje për të rikthyer integritetin fizik dhe historik të veprave, teksa procesi kërkon ekspertizë, përkushtim dhe shumë durim.

Këto libra të vjetër po shpëtohen!

Restaurimi është një proces që kërkon njohuri të thelluara, përkushtim dhe shumë durim.

Kjo është Alba Prifti, një nga specialistet e konservimit pranë Bibliotekës Kombëtare

Procesi nis me një analizë të detajuar të librit, ose ndryshe siç quhet, vlerësimi fillestar i gjendjes.

Hapi i dytë është pastrimi me mjete të posaçme, një proces i kujdesshëm dhe shumë i brishtë.

Më pas vjen faza e ndërhyrjes në fletët e dëmtuara me letër të posaçme japoneze, që kërkon përqendrim maksimal.

Në fund, një nga fazat më të rëndësishme është restaurimi i lidhjes së librit.

Në përfundim libri i dëmtuar rifiton jo vetëm formën fizike, por edhe dinjitetin e tij historik.