“Fondacionit Arben Tafaj” përkujton kontributin e Mustafa Greblleshit, shkrimtar, gazetar dhe përkthyes
Mustafa Greblleshi, shkrimtar, gazetar dhe përkthyes shqiptar, i njohur për kontributin e tij në letërsi dhe publicistikë, u përkujtua në një forum shkencor nën kujdesin e “Fondacionit Arben Tafaj”.
Studiues, pedagogë dhe dashamirës u bënë bashkë për diskutuar e reflektuar mbi veprimtarinë e shumëdimensionale të një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare të shekullit XX.
Organizatori i forumit, Ilir Tafaj, theksoi se qëllimi është rikthimi në vëmendje i personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë në letërsi, përkthim dhe gazetari.
Tafaj u shpreh se figura e Greblleshit mbetet një referencë për brezat e rinj.
Në të njëjtën kohë, studiuesja Ledi Shamku u ndal në dimensionin shumëplanësh të Greblleshit, duke e cilësuar atë një krijues me ndjeshmëri të hollë artistike.
Synimi për të mbajtur gjallë trashëgiminë e personaliteteve që i kanë dhënë dritë kulturës kombëtare do të vijojë edhe në të ardhmen.

