VIDEO/ Përplaset nga autobusi teksa e reja po tentonte të shpëtonte qenin në rrugë

Një 21-vjeçare në Turqi është përplasur nga një autobus pasi po tentonte t’i shpëtonte një qeni në rrugë.

Ndërsa ishte duke ecur sapo sheh qenin që po e ndiqte, 21-vjeçarja tenton të largohet me vrap, por del papritur në rrugën që po kalonin automjetet dhe aty u përplas nga një autobus.

Sipas mediave turke 21-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në luftë për jetën.