Miniera me gazra toksike shkakton vd*kjen e 37 minatorëve në Nigeri

Një rrjedhje e papritur e gazrave toksikë në një minierë në Nigeri ka shkaktuar vdekjen e 37 minatorëve dhe ka lënë 26 të plagosur në spital.

Tymi vdekjeprurës përbëhej nga oksidi i plumbit, monoksidi i karbonit dhe squfuri.

Sipas zëdhënësit të policisë, shpërthimi i gazrave toksikë ndodhi në një ambient të mbyllur ose me ventilim të dobët, duke i bërë ato veçanërisht të rrezikshme.

Miniera është mbyllur dhe po hetohet nga autoritetet.

Ministri nigerian i Zhvillimit të Mineraleve, tha se minatorët nuk e kuptonin natyrën vdekjeprurëse të gazrave dhe vazhduan punën e tyre.

Ende nuk është e qartë çfarë po minohej dhe nëse miniera operonte ligjërisht, ndërsa qeveria nigeriane vazhdon përpjekjet për të frenuar minierat ilegale që kanë marrë qindra jetë gjatë viteve.