FOTO/ Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

Rey Manaj përjetoi makthe brenda dhe jashtë fushës mbrëmjen e së enjtes.

Fillimisht ekipi i tij, Sivasspor u ndal në një barazim të papritur 1-1 kundër Adana Demirsport, ekip që ndodhen në vendin e fundit, i dënuar nga Federata Turke dhe me -39 pikë në renditje.

Pas ndeshjes, Manaj u rikthye në Sivas së bashku me ekipin e tij ku qëndroi për pak kohë në ambientet e klubit.

Më pas, gjatë rrugës duke u rikthyer në shtëpinë e tij, Rey Manaj pësoi një aksident me makinën e tij private.

Mediat turke që raportuan këtë aksident, bëjnë me dije se Rey Manaj nuk ka pësuar dëmtime serioze, është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.