VIDEO/ Nga studiot televizive, në filma aksion, Luana Vjollca tani edhe në rolin e “vajzës që rreh burra”

Nëse mendonit se Luana Vjollca i kishte provuar të gjitha: moderim, muzikë, modeling, spektakël prime-time dhe rrjete sociale, mendohuni sërish. Tashmë ajo fut në CV edhe titullin “aktore aksioni”.

Në pjesën e dytë të komedisë “Policë për kokë”, (Policë për jetë), Luana vjen si Luna: bjondia që nuk i dridhet qerpiku dhe që, sipas përshkrimit, hedh burra përtokë me një vendosmëri që s’e kemi parë as në skenat e saj televizive.

Filmi mban firmën e regjisorit Aldo Marku, ndërsa rikthen në ekran dyshen e policëve të njohur, të interpretuar nga Olsi Bylyku dhe Nik Xhelilaj. Por këtë herë, misioni i tyre duket se ka një “boss final” krejt ndryshe: Lunën.

Dhe po, bëhet fjalë për Luana moderatoren, këngëtaren, modelen, influencuesen dhe motra e Marina Vjollca, që duket se nuk ka lënë fushë të showbiz-it pa  testuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aldo Marku (@aldo.markuu)