Hailey Bieber flet për ndërhyrjen në zemër: Ishte shumë e frikshme

Hailey Bieber ka reflektuar mbi mënyrën se si emergjenca e saj shëndetësore  ndryshoi plotësisht qasjen ndaj jetës dhe kujdesit për trupin.

Gjatë episodit të 18 shkurtit të podcast-it Therapuss me influencerin Jake Shane, 29-vjeçarja foli hapur për mini-goditjen në tru që pësoi në vitin 2022. “Jam e fiksuar pas mjekësisë.,” u shpreh ajo.

Hailey tregoi se fillimisht u shtrua në spital me simptoma të ngjashme me goditjen në tru, të shkaktuara nga një mpiksje gjaku në tru. Më pas u zbulua se kishte pësuar një TIA (Transient Ischemic Attack), e njohur si mini-goditje në tru.

Pas analizave, modelja u diagnostikua me një defekt të lindur në zemër, të quajtur PFO (patent foramen ovale), një hapje e vogël që nuk ishte mbyllur siç duhet pas lindjes.

“Më bëri shumë më të vetëdijshme për trupin tim dhe pak më nervoze për çdo gjë,” tha ajo, duke shtuar se përvoja e bëri më të kujdesshme me shëndetin.

Në intervista të mëparshme, Hailey ka rrëfyer se përjetoi ankth dhe simptoma të PTSD pas episodit, duke e cilësuar si “gjëja më e frikshme” që kishte kaluar ndonjëherë.

“Frika se mund të ndodhte sërish ishte shumë e fortë,” ka thënë ajo, duke shtuar se me kalimin e kohës është bërë më e lehtë të flasë për atë periudhë.

Modelja zbuloi gjithashtu se obsesioni i saj me kujdesin ndaj lëkurës dhe shëndetin e çoi drejt krijimit të markës së saj të bukurisë, Rhode.