FOTOLAJM/ Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washingtoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 14:05
Nga një publikim në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore të Shqipërisë, Ervin Demo ka zbuluar se po shoqëron kryeminstrin për në Washington.
SHBA- Është zbuluar se kush po e shoqëron Kryeministrin Edi Rama i cili po drejtohet për në Bordin e Paqes. Nga një publikim në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore të Shqipërisë, Ervin Demo ka zbuluar se po shoqëron kryeminstrin për në Washington.
Më herët u mësua se Rama do të jetë një ndër folësit kryesorë në takimin me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. "Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes.", shkruan Demo
