“NGEC” TREGTIMI I KAKAO-s/ Eksportuesit refuzojnë të paguajnë 5 euro/kg! Fermerët nuk kanë ku tjetër ta ruajnë prodhimin e tyre
Prodhuesi më i madh i kakaos në botë, Bregu i Fildishtë, po përballet me probleme të mëdha në shitjen e produktit pasi eksportuesit refuzojnë të paguajnë 5€ për kilogram, një çmim i përcaktuar nga qeveria atje. Fermerët po detyrohen ta ruajnë prodhimin në kushte jo optimale teksa rasti po ndikon drejtpërdrejt në tregun global.
Bregu i Fildishtë, prodhuesi më i madh i kakaos në botë, po has vështirësi në shitjen e mallit dhe qindra mijëra thasë kanë mbetur të pa shitura.
Kjo pasi eksportuesit refuzojnë ta paguajnë kilogramin me vlerën 5€, aq sa kërkohet nga qeveria.
Disa blerës ofrojnë vetëm 2,7–3,3€ për kilogram, shumë më pak se çmimi tavan i vendosur.
Fermerë nuk kanë ku tjetër ta ruajnë prodhimin e tyre dhen po e mbajnë kakao-n në shtëpi ose në magazina lokale.
Por kushtet e depozitimit nuk janë optimale dhe farat rrezikojnë të prishen nëse nuk shiten shpejt.
Kjo situatë po shkakton stres të madh financiar për komunitetet që varen nga shitja e kakao-s për të paguar borxhet dhe për të mbajtur familjet e tyre.
Për të zbutur krizën, qeveria ka nisur një program për të blerë 100,000 ton kakao, duke filluar që në janar.
Qëllimi është të ndihmojë fermerët, të ruajë cilësinë e farave dhe të sigurojë që prodhimi i vitit të mos humbasë.
Sipas ekspertëve, kjo është një masë e domosdoshme për të mbrojtur një nga eksportet kryesore të vendit.
Bregu i Fildishtë prodhon rreth 40% të kakao-s në botë.
Ndaj çdo problem me çmimet ose eksportin ka ndikim të madh në tregun global.

