SIDNEJ/ Një viktimë dhe dy të pl*gosur rëndë pas një sulmi
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë të ndodhur sot në Sidnej, njoftoi policia.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në një periferi në perëndim të qytetit, pas raportimeve se një burrë kishte goditur me thikë disa persona dhe më pas ishte larguar në këmbë.
Sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor (NSW), sulmi ndodhi përgjatë një zone të frekuentuar tregtare.
”U trajtuan tre persona me lëndime të rënda, përfshirë një burrë rreth të 30-ave ose 40-ave, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”, tha superintendent i Policisë së NSW, Simon Glasser.
Dy të plagosurit e tjerë, një 22-vjeçar dhe një grua 47 vjeçe, u dërguan në spital në gjendje kritike.
Glasser bëri të ditur se një burrë u arrestua pak kohë më vonë pas një operacioni policor në zonë.
“Autori i dyshuar njihet nga policia për vepra të lehta penale dhe disa incidente që lidhen me shëndetin mendor,” tha ai, duke shtuar se i dyshuari pritet të dalë para gjykatës më vonë gjatë së martës.
“Hetimet janë në fazë shumë të hershme. Në këtë pikë policia nuk është në dijeni të motivit. Megjithatë, duket se bëhet fjalë për një sulm të rastësishëm”, theksoi Glasser.
“Është një krim i tmerrshëm që ka ndodhur në Merrylands pak para mesditës, në një kohë kur kishte shumë njerëz përreth”, shtoi ai.

