E rëndë në Londër/ Familja për 22-vjeçarin që humbi jetën: Një dritë u shua në jetët tona

Një 22-vjeçar që humbi jetën pas një sulmi me thikë në jug të Londrës është përshkruar nga familja si “një djalë i kujdesshëm, i zgjuar dhe me sens të mirë humori, me gjithë jetën përpara”.

Lorik Abazi, nga Croydon, u gjet me plagë thike në Valley Retail Park, në Hesterman Way, rreth orës 01:15 GMT të dielën. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Policia Metropolitane e Londrës bëri të ditur se dy gra 25 vjeçe dhe një 28-vjeçar u arrestuan nën dyshimin për vrasje të dielën pasdite. Njëra prej grave është liruar me kusht, ndërsa hetimet vijojnë.

Në një deklaratë prekëse, familjarët e tij u shprehën:
“Ne, prindërit, vëllai, e dashura, gjyshërit, familja e gjerë dhe miqtë, e donim shumë. Një dritë është shuar në jetët tona dhe jemi të shkatërruar përtej fjalëve nga humbja e tij.”