Milano Cortina, Lara Colturi kualifikohet për në finalen e sllallomit gjigant

Lara Colturi debutoi sot në Lojërat Olimpike Dimërore me një paraqitje të shkëlqyer në lëshimin e parë, duke shënuar kohën 1:03.97 në sllallomin gjigant.

Skiatorja kuqezi ka bërë një garë shumë të mirë dhe ka siguruar kualifikimin për në lëshimin e dytë.

Lara Colturi ka mbyllur në vendin e katërt lëshimin e parë dhe shanset për një medalje historike janë me të vërtetë të mëdha.