VIDEO/ Rey Manaj dërgon sinjale për Poloninë, sulmuesi i Kombëtares shënon dygolësh me Sivassporin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2026, 21:21
Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën e radhës së Sivasspor kundër Vanspor, duke realizuar dy gola brenda pak minutash në pjesën e parë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 28-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë dyfishoi personalisht shifrat, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës së tij.
Para pushimit, Sivasspor arriti të shënojë edhe golin e tretë, duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh 3-1.
Megjithatë, në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes ndryshoi. Vanspor reagoi dhe arriti të rikthehej në lojë, duke barazuar shifrat në një përmbysje të papritur të rrjedhës së takimit.
???? Rey Manaj, Sivasspor’a muhteşem bir frikik golü ile geri döndü.pic.twitter.com/dx6TvB23Ng
— Fanatik (@fanatikcomtr) February 14, 2026
