VIDEO/ Skena paniku në Bergamo! Burri i vërsulet vajzës 1-vjeçare, nëna nuk ia lëshon dorën vajzës
Një moment që dukej krejt normal u kthye në skenë paniku për një nënë italiane në qytetin e Bergamos.
Teksa po dilte nga supermarketi bashkë me vajzën e vogël 1 vjeç e gjysmë, një burrrë iu vërsul dhe ia tërhoqi nga dora sa hap e mbyll sytë.
Burri që shikoni në pamje, e kapi fëmijën nga këmba e djathtë dhe e tërhoqi me forcë, por nëna nuk e lëshoi.
Gjithçka zgjati vetëm pak sekonda, por ato sekonda mjaftuan për të lënduar rëndë vogëlushen e cila ka pësuar thyerje të femurit ose kockën e kofshës.
Babai, rojet e sigurisë dhe disa klientë ndërhynë menjëherë dhe e ndaluan burrin deri në mbërritjen e policisë.
47-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg. Ai akuzohet për tentativë rrëmbimi të rënduar dhe plagosje të rënduar.
Bergamo, un 37enne romeno senza fissa dimora ha tentato ieri pomeriggio di rapire una bambina di un anno e mezzo in un supermercato, afferrandola con violenza per le gambe. La piccola era insieme alla madre, che si è difesa con tutte le sue forze. A breve distanza si trovava il… pic.twitter.com/fZVAsA7J5k
— Ultimora.net (@ultimoranet) February 15, 2026
