VIDEO/ “Nuk dua të dal” - Ç'ka ndodhur me të? Kristi në lot pas daljes nga muri i shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2026, 23:24
Pak orë para fillimit të Prime-t, Kristi mori një vendim të papritur, duke dalë nga muri rrethues i shtëpisë.
Menjëherë pas kësaj, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku shkruhej se Kristi ishte larguar nga shtëpia.
Në Prime-n e së shtunës, u pa që Kristi, u shoqërua nga sigurimi dhe u fut në shpellë.
Ai foli në dhomën e rrëfimit, duke mos i mbajtur dot lotët dhe tha: “Nuk dua të dal nga kjo shtëpi”.
Në Prime, ai pati një bashkëbisedim me Ledion Liçon, ku tha: “Mendoj se është një akumulim i të gjithë ditëve që unë kam qëndruar këtu brenda. Thjesht shkëputesh… Më pas sheh që është ajo drita, ai shkëlqimi, ai vendimi që nuk do ta marrësh vesh”.
View this post on Instagram
