PRESION NDAJ PRINCIT ANDREW! Kongresi i SHBA i kërkon Mbretit Charles III të urdhërojë vëllain të paraqitet! Thirrje edhe nga familja e denoncueses
Princi Andrew po përballet me presion nga autoritetet amerikane dhe familja e Virginia Giuffre për të dëshmuar lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein. Kongresi i kërkon Mbretit Charles III që ta urdhërojë vëllain e tij të paraqitet në SHBA.
Princi Andrew po përballet me presion në rritje nga autoritetet amerikane dhe familja e denoncueses së tij, Virginia Giuffre, për të dëshmuar për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein.
Kongresi i Mbikqyrjes në SHBA i ka kërkuar Mbretit Charles III që ta urdhërojë vëllain e tij të paraqitet në SHBA dhe të përgjigjet për çdo pyetje që nevojitet.
Edhe pse kanë autoritet të thërrasin dëshmitarë për hetimet mbi Epstein, Ligjvënësit amerikanë demokratë, nuk mund ta detyrojnë Princin të paraqitet jashtë juridiksionit të tij.
Kongresmeni demokrat Ro Khanna tha se Familja Mbretërore nuk ka qenë transparente dhe se duhet të tregojë se çfarë dinte dhe se çfarë masash do të marrë.
Mendim i cili u mbështet edhe nga Teresa Leger Fernandez se shtoi se reagimi duhet të jetë i menjëhrshëm.
Dokumentet e fundit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë tregojnë se janë bërë disa përpjekje të pasuksesshme që ANDREW të bashkëpunojë me hetimet.
Ndërkohë policia britanike po shqyrton gjithashtu një ankesë për ndarjen e mundshme të informacioneve konfidenciale me Epstein kur princi ishte i dërguar tregtar në vitet 2010–2011.
Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje dhe ka arritur një marrëveshje jashtë gjykate me Virginia Giuffre në vitin 2022, pa pranuar përgjegjësi ligjore.
Në një deklaratë, të martën Pallati Buckingham tha se Familja Mbretërore është gati të mbështesë policinë në hetimet e saj dhe Mbreti ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për akuzat.

