Parlamenti Europian miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Kievin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2026, 13:13
Parlamenti Evropian ka miratuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. E ashtuquajtura "kredi mbështetëse për Ukrainën" do të ndihmojë në mbulimin e nevojave financiare të vendit.
Nga 90 miliardë eurot, 60 miliardë euro do të shkojnë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe 30 miliardë euro për të ofruar ndihmë makrofinanciare.
Ukraina do ta shlyejë atë pasi të marrë dëmshpërblimet e luftës nga Rusia. Në këmbim të kredisë, Ukraina do të duhet gjitahshtu të angazhohet për të vazhduar reformat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.
