U shpëtua nga shokët e ekipit, Kleo Kalemi denoncon në ‘Ora News’: Trajneri Argent Halilaj më kapi prej fyti dhe ...

Kleo Kalemi, futbollist i "Eagles", ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Sport Focus", në "Ora News", ku denoncoi sulmin fizik nga trajneri i portierave të Orikut, Argent Halilaj, pas ndeshjes që përfundoi me barazim 2-2.

"Tifozët është e pranueshme, por nga nga ekipi i stafit të Orikut është diçka që nuk nuk pritej. Tani doja t'ju sqaroja që kishte një dhunë fizike.

Ishte një dhunë fizike nga nga trajneri i portierave Argent Halilaj, në qoftë se mos gaboj. 

Kundrejt meje. Tani, loja përfundoi, ne barazuam në fund, shkoi rezultati, e barazuam në fund dy me dy dhe në fund të ndeshjes ne po festonim edhe unë isha i vetëm, duke shkuar në fund, domethënë po shkoja drejt dhomave të zhveshjes.

Trajneri i portierave Argent Halilaj vjen, bën vrap drejt rreth 30-40 metra dhe më ndjek dhe më kap prej fyti. Tenton të më fusi në një dhomë, që të jemi unë dhe ai, askush të të ketë një përplasje fizike me me nesh.

Dhe shyqyr ishin çunat e ekipit që vepruan dhe më nxorrën nga ajo rrëmujë.

Edhe më pas, para se të më zgjedhnin çunat, marr një goditje në kokë nga zoti Argent Halilaj. Me grusht, më godet me grusht në kokë.

Dhe çunat fatmirësisht ishin aty. Shyqyr ndodhi me kaq, nuk pati më tepër, por kjo është diçka e papranueshme që ndodhi në sport sepse ne nuk jemi për dhunë fizike, jemi për për të treguar vlerat tona", u shpreh futbollisti.