POCHETTINO: DUA “PREMIER LEAGUE”! Ish-trajneri i Totenham flet për ëndrrën e tij

Trajneri i Kombëtares së SHBA-së Maurucio Poccetino, ka treguar mbi ëndrrën e tij të madhe për të fituar një sezon të Premier League. Ish trajneri i Totenham, nuk ka etiketuar një ekip në veccanti, por thotë se objektivi i tij nuk është i pamundur

Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Tottenhamit dhe aktualisht në krye të kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pranuar se ëndrra e tij e madhe mbetet fitimi i Premier League.

Në një intervistë për “The High Performance Podcast”, tekniku argjentinas theksoi se besimi dhe pasioni janë çelësi i suksesit. Por sipas tij, pa uri për fitore dhe pa luftë, është e pamundur të arrish objektiva të mëdhenj.

“Po, besoj se do ta fitoj Premier League. Për mua është me të vërtetë e rëndësishme. Edhe Champions League është e mrekullueshme, sepse është edhe një ëndërr, si Kupa e Botës”, tha Pochettino.

Trajneri u shpreh se e do shumë futbollin anglez, duke e quajtur Anglinë vendlindjen e futbollit. Ai kujtoi me nostalgji periudhën e kaluar në Wembley, të cilin e përshkroi si një stadium ikonik dhe të jashtëzakonshëm.

Në përfundim, argjentinasi vlerësoi edhe momentin aktual si trajner i kombëtares së SHBA-ve, duke nënvizuar se ndihen lojëtarët e tij ndihen më të pjekur, me energji dhe përvojë të mjaftueshme për të dhënë më të mirën.