PAMJE/ 15 piktorë të “Plein air 11” në Galerinë e Arteve Shkodër
Edicioni i 11-të i “Plein air” po mbahet në Galerinë e Arteve të Shkodrës, ku janë ekspozuar mbi 50 punime nga mjeshtrit e peizazhit.
Në këtë edicion janë paraqitur punimet e 15 piktorëve: Agim Kadillari, Agron Polovina, Anastas Kostandini, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Rikarda Nova, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Vangjo Vasili, Xheneta Kadillari, Zaim Elezi, Ikbale Kalaja, Skënder Strica.
Ekspozita “Plein air” do të qëndrojë deri më 20 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër.
“Plein air” dallon nga ekspozitat e tjera pasi përzgjedh vepra të realizuara direkt në natyrë. Ajo vjen si një dëshmi e lidhjes së drejtpërdrejtë të artistit me mjedisin.
Grupimi “Plein Air Art Albania” u krijua në qershor të vitit 2015 nga një grup piktorësh peizazhi.
Në krijimtarinë e tyre, është një pjesë e rëndësishme të pikturuarit në natyrë si një nevojë e përhershme.
Shoqata si qëllim të vetëm të saj ka “të zhvillojë më tej vlerat e artit figurativ shqiptar e në veçanti të natyrës së bukur shqiptare dhe zhvillimi në nivele më të larta të gjinisë së peizazhit”.

