“ELIKSIRI I DASHURISË” NË TIRANË! Opera e Gaetano Donizettit vjen me produksion të ri në TKOB

Opera e njohur “Eliksiri i dashurisë” rikthehet në skenën e Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit me një produksion të ri. Shfaqja do të sjellë në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Organizatorët premtojnë një interpretim plot humor dhe emocione për publikun. Katër netët operistike do të zhvillohen nga 11 deri më 14 shkurt.

“Eliksiri i dashurisë”, opera e famshme e kompozitorit italian, Gaetano Donizettit rikthehet këtë herë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me një produksion krejtësisht të ri, që premton humor, emocione dhe një përjetim të freskët për publikun.

Katër netët operistike do të sjellin në skenë emra të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, mes tyre Enkeleda Kamani, Gëzim Myshketa, Davide Luciano, Nina Muho dhe Artur Vela.

Pritshmëritë për këtë produksion janë të larta, teksa baritoni Artur Vela shprehet se publiku do të gjejë një shfaqje të gjallë dhe plot ngjyra.

Drejtori Artistik i Operas, Edi Blloshmi thekson se rikthimi në skenë i kësaj vepre është shoqëruar me emocione dhe përgjegjësi artistike për t’i dhënë publikut një përvojë të paharrueshme.

Opera e famshme komike dhe melodramatike pritet që të ofrojë për publikun kryeqytetas dhe jo vetëm, një përvojë artistike që mbetet gjatë në kujtesë.

Ky produksion në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vihet në jetë për publikun në datat 11, 12, 13 dhe 14 shkurt në orën 19:00.