Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 persona ndërrojnë jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 16:05
Numri i të vdekurve nga shembja e dy ndërtesave në Tripoli të Libanit ka shkuar në 15, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, tha sot kreu i shërbimit të mbrojtjes civile, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve Libaneze.
Imad Khrais theksoi se ekipet e shpëtimit nxorrën tetë persona nën rrënojat e ndërtesave në lagjen Bab al-Tabaneh të qytetit verior libanez.
Abdel Hamid Karime, kreu i këshillit bashkiak të Tripolit, duke folur në një konferencë për shtyp në Tripoli, nuk tha se sa njerëz mund të jenë të bllokuar ende nën rrënoja.
Më parë, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile kishte thënë se ndërtesat që u shembën kishin brenda 22 banorë.
