E detyroi të kërkojë për 15 ditë rresht FALJE, gruaja hakmerret ndaj BURRIT dhe poston...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 15:14
Një grua në Kinë u detyrua nga gjykata të kërkojë falje publike për 15 ditë rresht burrit të saj tradhtar dhe dashnores së tij, pasi ajo ekspozoi aferën e tyre në rrjete sociale.
Burri dhe bashkëpunëtorja e tij e paditën për shpifje dhe fituan çështjen.
Por ajo e ktheu poshtërimin publik në avantazh.
Në videot e saj të “faljes”, gruaja përfshiu prova të tradhtisë, shpenzime luksoze për dashnoren, mungesës së mbështetjes financiare për familjen dhe akuza për dhunë në familje.
Çdo video u bë virale, duke grumbulluar miliona shikime dhe qindra mijëra pëlqime.
Publiku e pa faljen jo si pendesë, por si një ekspozim publik të padrejtësisë. Rasti ka hapur debat të fortë mbi turpin publik, drejtësinë dhe fuqinë e rrjeteve sociale.
