Paqja në Kaukazin e Veriut/ JD Vance nis vizitë diplomatike në Armeni dhe Azerbajxhan

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, po nis një vizitë diplomatike në Armeni dhe Azerbajxhan këtë javë, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga SHBA-ja për të mbështetur paqen dhe bashkëpunimin strategjik në Kaukazin e Jugut. Vizita e tij filloi pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano të Italisë.

Udhëtimi zgjat nga 9 deri në 11 shkurt 2026 dhe shoqërohet nga Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Ekonomike, Jacob Helberg.

Vizita synon të promovojë përpjekjet për paqe dhe të çojë përpara një iniciativë të mbështetur nga SHBA-ja, e njohur si Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar (TRIPP), një projekt korridori strategjik i projektuar për të përmirësuar lidhjen tregtare dhe transitore në rajon.

Udhëtimi nënvizon mbështetjen e SHBA-së për një marrëveshje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit që u ndërmjetësua vitin e kaluar në Uashington dhe shihet si një hap fillestar drejt një paqeje të qëndrueshme pas dekadash konflikti në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Iniciativa kombinon diplomacinë dhe planifikimin e infrastrukturës për të ndihmuar në forcimin e paqes dhe bashkëpunimit ekonomik midis dy fqinjëve pas viteve të armiqësive.

Konflikti Armeni-Azerbajxhan për Nagorno-Karabakun zgjati për dekada, me dy luftëra të plota përpara se Bakuja të rifitonte kontrollin e rajonit në vitin 2023.