E pazakontë/ Gjykata rrëzon kërkesën e djalit dhe i lejon 97-vjeçarit të martohet me gjysmën e tij më të mirë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 12:24
Një gjykatë në Singapor i dha të drejtë një 97-vjeçari të martohet me partneren e tij, pas një beteje ligjore me djalin që kërkonte ta shpallte të paaftë mendërisht.
Djali pretendonte se i ati vuante nga demenca dhe po manipulohej nga partnerja e tij afatgjatë.
Megjithatë, provat mjekësore treguan se ai kishte vetëm rënie të lehtë të kujtesës, por ishte plotësisht i aftë të merrte vendime për jetën dhe pasurinë e tij. Gjykata vlerësoi gjithashtu se marrëdhënia mes tyre zgjaste prej rreth 50 vitesh dhe nuk kishte prova për shfrytëzim financiar. Djali ka apeluar vendimin, ndaj martesa mund të vonohet.
