5 vite vetmi pas vdekjes së Chadwick Boseman: Bashkëshortja thyen heshtjen

Pesë vjet pas vdekjes së Chadwick Boseman, bashkëshortja e tij Simone thotë se dhimbja nuk nuk mund të shuhet, por ajo kujton momentet më të bukura me të mes privatësisë që e ruanin me fanatizëm. Simone thote se Boseman e mbajti sëmundjen sekret, pasi nuk donte të identifikohej me të.

Në një intervistë të dhënë përpara premierës britanike të shfaqjes Deep Azure, vepër e shkruar nga Boseman, Ledëard thotë se koha nuk e fshin dhimbjen, por e zbut atë.

Sipas saj, pesëvjetori i humbjes është një moment reflektimi mbi atë se çfarë është gati të ndajë me publikun dhe çfarë zgjedh ta mbajë vetëm për vete.

Vdekja e Chadwick Boseman në gusht të vitit 2020 tronditi botën. Aktori, i njohur për rolin e Black Panther, u nda nga jeta në moshën 43-vjeçare, pas një beteje të fshehtë me kancerin kolorektal. Diagnoza, e vendosur në vitin 2016, ishte mbajtur sekret, ndërsa Boseman vazhdoi të punonte intensivisht, duke realizuar disa nga rolet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Sipas Ledëard Boseman, aktori nuk donte që sëmundja të ndikonte në mënyrën se si trajtohej apo vlerësohej profesionalisht. Ai vazhdoi xhirimet, paraqitjet publike dhe angazhimet humanitare, duke ruajtur një imazh force dhe dinjiteti deri në fund.

Çifti u njoh në vitin 2014 dhe jetoi një lidhje kryesisht private, edhe pse fama e Boseman u rrit ndjeshëm pas suksesit global të Black Panther. Me rritjen e vëmendjes publike, Ledëard Boseman u përball edhe me kritika dhe paragjykime në rrjetet sociale, për shkak të prejardhjes së saj të përzier etnike.

Sot, ajo vazhdon të mbrojë trashëgiminë artistike dhe njerëzore të Chadwick Boseman, duke zgjedhur me kujdes momentet kur flet për të. “Rrethi ynë u bë shumë i vogël,” thotë ajo, duke nënvizuar se intimiteti dhe autenticiteti kanë qenë gjithmonë thelbësorë për ta.