“M'u këput një pjesë e zemrës”/ Ndahet nga jeta babai i këngëtarit, Skerdi

Këngëtari Skerdi ka ndarë me publikun lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, artisti ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e figurës që e konsideronte udhërrëfyesin dhe mbështetjen më të madhe në jetë.

Ai ka treguar se babai i tij përballoi sëmundjen me forcë dhe dinjitet, pa u ankuar asnjëherë.

Në mesazhin e tij, Skerdi flet për sakrificat dhe vlerat që i ati i ka transmetuar ndër vite, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për ta mbajtur pranë sa më gjatë.

Ai thekson se ka luftuar për muaj me radhë me shpresën se babai do ta kalonte sprovën shëndetësore.

“M'u këput një pjesë e zemrës sime”, shkruan këngëtari, duke shtuar se do ta kujtojë gjithmonë si një luftëtar dhe si njeriun që e bëri atë atë që është sot.