PËRPLASJE E DH*NSHME NË SELANIK/ Policia arreston mbi 300 persona në kampus
Autoritetet greke arrestuan 313 persona pas përplasjeve të dhunshme në kampusin e Universiteti Aristoteli i Selanikut. Sipas policisë, grupe të maskuara sulmuan forcat e rendit me kokteje molotov. Një oficer u plagos dhe disa persona u trajtuan për probleme shëndetësore. Hetimet janë në zhvillim për identifikimin e organizatorëve.
Policia greke arrestoi 313 persona pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën në kampusin e Universiteti Aristoteli i Selanikut, në qytetin e dytë më të madh të vendit.
Sipas autoriteteve, në orët e para të mëngjesit grupe personash të veshur me kapuçë dolën nga zona e kampusit dhe sulmuan një njësi të Policisë së Trazirave, duke hedhur më shumë se 100 kokteje Molotov.
Forcat e rendit reaguan duke përdorur gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Gjatë përplasjeve, një oficer policie pësoi djegie në fytyrë dhe këmbë dhe u transportua në spital ushtarak, ndërsa një civil 21-vjeçar u trajtua për probleme me frymëmarrjen.
Autoritetet bëjnë të ditur se incidente të ngjashme pranë kampusit universitar kanë ndodhur edhe më parë, por kjo është hera e parë që numri i të arrestuarve pas një përplasjeje të tillë është kaq i lartë.
Universiteti deklaroi se sulmet janë kryer nga grupe ekstremiste jashtë kampusit, në bashkëpunim me disa persona brenda territorit universitar.
Sipas drejtuesve të universitetit, nuk ishte dhënë asnjë leje për organizimin e festave në kampus, ndërsa një hetim i posaçëm është hapur për të verifikuar nëse studentë të universitetit kanë qenë të përfshirë në incident.
Autoritetet theksuan se operacionet hetimore do të vijojnë për të identifikuar organizatorët dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e përplasjeve.
