I MBIJETOI UJIT, POR JO PARABURGIMIT/ Pasi i shpëtoi tragjesisë detare në Greqi, emigranti maroken dërgohet në qeli
Një 31-vjeçar maroken është lënë në paraburgim nën akuza për pilotim të anijes së kontrabandës me rreth 40 emigrantë afganë, pas një përplasjeje me patrullën bregdetare greke që la pas 15 të vdekur. Ai mohon çdo akuzë dhe thotë që ishte vetëm pasagjer.
Një zhvillim i ri ka ardhur pas tragjedisë detare që ndodhi m 3 shkurt pranë ishullit grek të Chios, ku 15 emigrantë humbën jetën pas përplasjes midis një anijeje tregtare de një patrulle bregdeatre, një prej të mbijetuarve është urdhëruar të qëndrojë në paraburgim.
Prokuroria e ka akuzuar 31 vjecarin shtetas të Marokut, për pilotim të anijes që transportonte emigrantë, shmangie të urdhrit të forcave të rendit, trafik emigrantësh dhe hyrje të paligshme në Greqi.
Sipas autoriteteve, të mbijetuarit nga vendngjarja indetifikuan këtë burrë si personin qëpo drejtonte anijen turistike të mbushur me rreth 40 emigrantë afganë që po përpiqeshin të kalonin nga bregun Turk në drejtim të Greqisë në errësirë.
Por avokatët e 31-vjeçarit kanë deklaruar se ai ka mohuar cdo përfshirje aktive dhe ka thënë se ishte vetëm pasagjerë, teksa familja e tij kishte paguar për udhëtimin.
Mbrojtja gjithashtu argumentn se disa bashkudhëtar të mbijetuar nuk e kanë identifikuar të akuazuarin si pilotin e anijes, duke krijuar kontradikta në dëshmitë e para, megjithatë gjykata vendosi të autorizojë paraburgimin.
Qëndrimi në qeli vijon, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësit për humbjen e jetëve vazhdojnë.
