Dy minatorë humbin jetën pas shpërthimit në minierë, katër të tjerë ende të zhdukur
Dy persona u nxorën pa shenja jete, nga galeritë e një miniera e qymyrit në qendër të Kolumbisë, ndërsa vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e katër personave të tjerë të zhdukur.
Miniera ilegale e qymyrit e cila ndodhet në qytetin Waceta në departamentin Kundinamarca, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit Bogota, u godit nga një shpërthim i fortë të enjten.
"Trupat e pajetë të dy nga gjashtë minatorët u rikuperuan. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë me përdorimin e pajisjeve për të shpërndarë metanin e akumuluar" tha prefekti Jorge Emilio Rey në një postim në platformën X.
Mediat shkruajnë se ekipi i shpëtimit u detyrua të pezullojnë përkohësisht operacionet e tyre, pasi nivele të larta të metanit u zbuluan në galeri. Shpresat për të gjetur të mbijetuarit po zbehen.
"Gjithçka na çon në përfundimin se (të bllokuarit) nuk janë më gjallë," tha Prefekti Ray për Blu Radio. Ai vuri në dukje se ishin lëshuar urdhra për të ndaluar funksionimin e minierës specifike, megjithatë puna në vend vazhdoi duke sfiduar rreziqet.
Të afërmit e të zhdukurve janë mbledhur pranë minierës, e cila ndodhet në një zonë të mbuluar me pisha, në pritje të lajmeve për fatin e të dashurve të tyre.
