Aksident në Lungomare/ Makina përplas motorin, transportohet me urgjencë drejt spitalit drejtuesi i motomjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 20:41
Një aksident rrugor ka ndodhur minutat e fundit pranë Lungomares në Vlorë. Një automjet ka përplasur një motor që po lëvizte në të njëjtin drejtim.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse.
Ai është transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Shërbimet e Policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.
