Identifikohet fushata ruse e dezinformimit që synonte presidentin Macron për skandalin Epstein

Një fushatë dezinformimi e lidhur me rrjetin rus ”Storm-1516”, që synonte të sugjeronte përfshirjen e Emmanuel Macron në skandalin Epstein, është zbuluar nga autoritetet franceze, konfirmoi sot një burim qeveritar.

”Viginum”, shërbimi përgjegjës për luftimin e ndërhyrjeve të huaja në internet, zbuloi operacionin të mërkurën.

Ai përfshinte “krijimin e një faqeje interneti që imitonte ‘France Soir”, ku u botua “një artikull që akuzonte presidentin Emmanuel Macron për përfshirje në çështjen Epstein”, deklaroi burimi, duke konfirmuar një raport nga BFMTV.

”Ky informacion i rremë u amplifikua më pas në X”, shtoi burimi.