BASHKË PËR GROENLANDËN! Kanadaja dhe Franca forcojnë praninë diplomatike në territorin arktik

Kanadaja dhe Franca hapin konsullata të reja në në Groenlandë, ky hap vjen pas kërcënimeve të presidentit amerikan per të blerë vendin. Ky hap shënuar një zgjerim historik të pranisë diplomatike në territorin arktik dhe një sinjal të fortë mbështetjeje për popullin groenlandez.

Tensionet në Arktik, duket se janë rritur pasi, Kanadaja dhe Franca kanë njoftuar hapjen e  konsullatave të reja në Groenlandë, një lëvizje historike që rrit praninë diplomatike në rajon.

Përpara kësaj, vetëm Islanda dhe Shtetet e Bashkuara kishin përfaqësi të plotë diplomatike.

Konsullata kanadeze do të inaugurohet këtë javë nga Guvernatorja e Përgjithshme, Mary Simon dhe ministrja e Jashtme, ndërsa paralelisht zyrtarët francezë do të hapin postin e tyre diplomatik.

Guvernatorja Simon, e cila është përfaqësuesja më e lartë e Kurorës në Kanada, do të takohet me kryeministrin e Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ndërsa ministrja Anand do të zhvillojë bisedime me homologen e saj.

Hapja e konsullatave thekson edhe rëndësinë strategjike dhe të sigurisë së Arktikut, ndërsa Kanadaja dhe Franca synojnë të forcojnë bashkëpunimin në fusha ushtarake, infrastrukturore dhe kulturore.

Ky hap vjen pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke theksuar mbështetjen e aleatëve të NATO-s për sovranitetin e territorit.

Zyrtarët kanadezë dhe francezë nënvizojnë rëndësinë e lidhjeve kulturore dhe etnike midis popullsisë lokale dhe komuniteteve inuit në Kanada dhe Francë.

Kjo lëvizje historike reflekton përpjekjet e Kanadasë dhe Francës për të mbrojtur sovranitetin e Groenlandës dhe për të siguruar një prani të qëndrueshme diplomatike në një rajon me rëndësi strategjike globale.