Madonna bëhet nostalgjike, kujton periudhën më ikonike të karrierës së saj

Madonna bëhet nostalgjike, kujton periudhën më ikonike të

Këngëtarja e famshme, Madonna, ka rikthyer vëmendjen te një nga periudhat më ikonike të karrierës së saj. Ylli 67-vjeçar i muzikës pop ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një video, ku shfaqet duke kërcyer nën melodinë e këngës “Thief of Hearts”.

E veshur me një pellush leopardi, komplet dandelle dhe geta rrjetë, Madonna shfaqet me syze dielli të zeza, duke rikujtuar stilin provokues të epokës së albumit të saj legjendar “Erotica” të vitit 1992, nga i cili vjen edhe kënga që shoqëron videon.

“Zemrat janë bërë për t’u thyer”, duke sjellë edhe më shumë simbolikë dhe nostalgji për fansat e saj.