Rihapja e TikTok në Shqipëri, Koçibellinj: Duhen filtra më të forta për fëmijët, studim dhe angazhim konkret nga qeveria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 09:20
E ftuar në studion e Ora News, aktivistja dhe sociologia Suela Koçibellinj komentoi rihapjen e TikTok në Shqipëri. Sipas saj, mbyllja e platformës nuk ndali konfliktet mes të rinjve, të cilat vazhduan edhe jashtë rrjetit.
“Edhe pas mbylljes pati plagosje dhe rrezikim jete. Te rinjtë vazhduan ta përdorin TikTok me metoda të tjera. Besoj se duhet të ketë filtra më të forta për fëmijët, dhe pse jo edhe mbyllje për grupmoshat e vogla,” tha ajo.
Koçibellinj theksoi nevojën për një studim dhe angazhim konkret nga qeveria për mbrojtjen e fëmijëve nga rrjetet sociale të rrezikshme dhe për masa më të forta mbrojtëse.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
