Protesta kundër ndërtimit të restortit/ Përshkallëzohet situata në Velipojë, i moshuar bie pa ndjenja pas përplasjes me policinë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 11:09
Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku banorët po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.
Gjatë përplasjes me forcat e policisë, një i moshuar, gjthashtu protestues, ka rënë në tokë pa ndjenja.
Sipas pamjeve në terren, asnjë punonjës policie nuk është afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

