Kapet banda shqiptaro-greke, trafikonin lëndë narkotike brenda Kampusit Universitar në Greqi, i tradhëtoi droni

Policia e Greqisë ka arrestuar dje katër persona, në afërsi të Kampusit Universitar në Zografou të Athinës. Sipas mediave të huaja, të arrestuarit janë janë 2 shqiptarë dhe 2 grekë, anëtarë të një organizate që trafikonte drogë brenda Kampusit Universitar.

Autoritetet greke sekuestruan 6 kg kanabis dhe mijëra euro cash. Që nga shtatori 2025, ata formuan një organizatë kriminale me role të dallueshme dhe veprim të vazhdueshëm, me qëllim trafikimin e kanabisit të papërpunuar brenda Kampusit Zografou.

Shtetasi grek 49-vjeçar kishte rolin e shitësit të drogës. Çdo ditë, ai qëndronte pothuajse gjithë ditën në pikën e trafikimit të drogës të caktuar nga organizata, ndërsa ua dorëzonte shumat e parave që kishte marrë nga droga e trafikuar anëtarëve të tjerë të organizatës. Furnizimi bëhej nga drejtuesi shqiptar.

Një oficer policie nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë, duke u paraqitur si klient, shkoi në pikën e shitjes së drogës ku shitësi 49-vjeçar iu afrua dhe i ofroi një sasi të vogël kanabisi të papërpunuar në këmbim të shumës prej 10 eurosh, kështu policia u informua si trafikohej droga.

Nga kontrollet në shtëpitë e katër të arrestuarve, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej gjashtë kilogramë e 26,6 kilogramë kanabis të papërpunuar, 24,5 gramë kokainë, shuma prej 24,595-eurosh, tetë telefona celularë, dy laptopë dhe një motoçikletë me dy rrota si mjet për lehtësimin e veprimit kriminal.