NGA RRJETI NË “FJALOR”/ Pedagogia Rakipllari: Zhargoni që vjen nga ky fenomen, lidhet ngushtë me globalizmin

“Six-seven”, six-nine”

Këto fjalë e shprehi zhargon, sikurse edhe të tjera si “chill” e “bro”, krahas disa më të njohurave si “okay” e Nice, po hasen gjithnjë e më shpesh në bisedat e përditshme të të rinjve shqiptarë.

Nuk përdoren vetëm në rrugë apo në rrjetet sociale, por kanë depërtuar edhe brenda shkollave, sic pranojnë vetë nxënësit

Disa e konsiderojnë përdorimin e këtyre fjalëve, kryesisht në anglisht  si pjesë të natyrshme të komunikimit të përditshëm.

Por të tjerë po rezistojnë përballë trendeve dhe mbrojnë standardin e gjuhës shqipe.

Elsa Rakipllari, Pedagoge e Gjuhës dhe Komunikimit thotë se fenomeni lidhet ngushtë me globalizmin dhe ekspozimin e vazhdueshëm të të rinjve ndaj gjuhës angleze.

Gjuhëtarja ngre disa alarme ku kryesori është me ndikimin negative në pasurimin e fjalorit të nxënësve

Por në praktikë këto shprehje janë bërë pjesë e realitetit të përditshëm të të rinjve duke sfiduar kufijtë mes trendit të zhargonit  dhe ruajtjes së gjuhës shqipe.