"Më ka marrë malli shumë"/ Ina përshëndet Keijsin në Prime, ja si reagoi në rrjete ish-banori...

Gjatë Prime-t të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, Ina vendosi që të bënte një përshëndetje për partnerin e saj, Keijsi.

Banorja u shpreh se shtëpia më e famshme në Shqipëri nuk është e njëjtë pa Keijsin.

“Më ka marrë shumë malli, e kam shumë xhan dhe se shtëpia pa të nuk është e njëjtë”, shprehet Ina.

Ndërkohë Keijsi që e ka ndjekur spektaklin e BBV 5, ka publikuar në “Instastory” momentin në fjalë. Ai e ka shoqëruar shkrimin me fjalët që ia thoshte shpesh banores kur ishte në shtëpi: “Dritë dielli”.

Ish-banori ka thënë në intervistat e ndryshme pas daljes së tij nga shtëpia, se do ta presë jashtë Inën dhe do t’a vijojnë lidhjen.

Kujtojmë se raporti i Inës dhe Keijsit është komentuar shumë si brenda shtëpisë ashtu dhe jashtë, për shkak se ata më herët kishin deklaruar se ishin vetëm shokë.

Disa prej banorëve shpreheshin se lidhja e tyre erdhi vetëm që të vazhdonin sa më gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por Keijsi u përjashtua nga reality show me zarf të zi për shkak të thyerjes së rregullores.

Nga ana tjetër, Ina është në nominim së bashku me Selin, Mirin, Gimbon dhe Rogertin.

"Më ka marrë malli shumë"/ Ina përshëndet